Thursday, June 19, 2008

 

Mariza Ikonomi - A Mundem Te Jetoj Pa Ty English Translation

Mariza Ikonomi - A Mundem Te Jetoj Pa Ty
Jo s'dua ta dij cfar te tjeret thone
Mbi letra shkruaj emrin tend
E nuk gjej dot fjalet per ne te dy
Nuk di a mjafton te them te dua shum

Nje fshehretin te leht e ndjej kur ty te prek
Me kthen serish ne nje femi
Cdo breng nga une largohet
Jeta serisht me afrohet
Ndihem ndryshe kur je ti

Jo s'dua ta dij cfar te tjeret thone
Mbi letra shkruaj emrin tend
E nuk gjej dot fjalet per ne te dy
Nuk di a mjafton te them te dua shum

Nje dritherim te leht e ndjej kur ty te prek
Me kthen serish ne nje femi
Cdo breng nga une largohet
Jeta serisht me afrohet
Ndihem ndryshe kur je ti

Do te futem ne lekur
Ne shpirtin tend do rri
Veten time tek ti do ta gjej
Sdo doja kurr nga ty te ket largim
Jo nuk mundem un te jetoj pa ty
A mundem te jetoj
A mundem te jetoj
A mundem te jetoj pa ty










Could I live without you
No I don’t care what others say
I write your name on a piece of paper
I can’t find words to describe us
I don’t know if it’s enough to say I love you

A slight shiver on my body when we touch
You bring out the child in me
Every concern vanishes away
Life returns again
I feel different when you’re with me

No I don’t care what others say
I write your name on a piece of paper
I cant find words to describe us
I don’t know if its enough to say I love you

I shiver when we touch
You bring out the child in me
Every concern vanishes away
Life returns again
I feel different when I’m with you

I’ll penetrate your skin
I’ll find a seat in your soul
I’ll find myself in you
I never want to be apart from you
No, I could not live without you!
Could I live
Could I live
Could I live
Could I live without you



The best traffic exchange


Friday, March 28, 2008

 

Mariza Ikonomi - Ku eshte dashuria - Top Show Performance


Ze kumbues!

Thursday, March 20, 2008

 

Kurre mos me lesho - Mariza Ikonomi - 100 Kenget e Shekullit 2



Nese naten vij
te futem ne shtrat
ti mos u frikeso,
vij e iki prape,
e iki prape.
Vij e iki prape,
endrren nuk ta prish,
bute porsi nje macke
ne kuvert do rrij,
ne kuvert do rrij.

Nje ledhatim nje fjale te ngrohte,
nga ty pres sot.

Mos me ler te shkoj
se naten ben ftohte
s'ka as hene as yll
udhen s'e gjej dot
kurre mos me lesho,
ketu dua te vdes,
shtrati parajse, mengjes me kthen.

Mos me ler te shkoj
se naten ben ftohte
ska as hene as yll
udhen s'e gjej dot
Kurre mos me lesho,
ketu dua te vdes,
shtrati yt parajse me kthen.

Ne kuvert do rrij mu ne gjoksin tend
nese ti me do
kurre mos me lesho

Nje ledhatim nje fjale te ngrohte,
nga ty pres sot.

Mos me ler te shkoj
se naten ben ftohte
ska as hene as yll
udhen s'e gjej dot
kurre mos me lesho,
ketu dua te vdes,
shtrati parajse, mengjes me kthen.

Mos me ler te shkoj
se naten ben ftohte
s'ka as hene as yll
udhen s'e gjej dot
kurre mos me lesho,
ketu dua te vdes,
shtrati yt parajse me kthen.

Nese naten vij
te futem ne shtrat ti mos u frikeso, vij e iki prape
ne kuvert do rrij mu ne gjoksin tend
nese ti me do
kurre mos me lesho.

Tuesday, February 19, 2008

 
* Mariza Ikonomi - Interviste: Kam Vuajtur per Dashu...
* Biografia e Mariza Ikonomit
* Mariza Ikonomi - Tregome
* Piano e Vjeter by Mariza Ikonomi - Kendohet nga nj...
* Nuk dua te jem - Mariza Ikonomi
* Fajtori - Mariza Ikonomi, Pirro Cako
* Per ty - Mariza Ikonomi
* Kur me vjen burri nga stani - Mariza Ikonomi
* Afer - Mariza Ikonomi
* Kur Dashuron - Mariza Ikonomi

Tuesday, January 22, 2008

 

Mariza Ikonomi - Interviste: Kam Vuajtur per Dashurine

Mariza Ikonomi kam vuajtur për dashurinë

mariza.jpgGjithmonë e veçantë në gjetjet e saj, ashtu si edhe në zë duket se këngëtarja Mariza Ikonomi i ka këto dy elementë, armët më të forta të daljes së saj në skenë. Duket se edhe këtë vit, Festivali i Këngës në RTSH do të sjellë një tjetër surprizë për këngëtaren e suksesshme.Një gjetje e veçantë, ndryshe nga herët e tjera, “Malli i tretur” e sjell Marizën në një stil “buda bar”, që zbulon tipare të tjera në vokalin e saj. Ndërkohë ende e padashuruar, këngëtarja ia kushton pjesën më të madhe të kohës, muzikës.

Sërish në skenën e festivalit.Duket se Marizës nuk i pëlqen të mungojë aty…

Vendosa të marr pjesë në festival, sepse në radhë të parë më pëlqen të dal në skenë dhe duke qenë se këtu nuk ka shumë evenimente të mëdha, është një mënyrë e mirë për të ndenjur afër skenës. Unë nuk rri dot pa skenën. Më pëlqejnë emocionet e festivalit, sepse jam rritur me ato emocione, që në moshën 11-vjeçare. Për më tepër festivali ka traditë dhe të kënduarit live është shumë ndryshe nga të kënduarit me play back, ku tregohen vlera të vërteta të artistit.

Vjen me një bashkëpunim të Genti Lakos dhe Arben Dukës…

Ishte materiali i Gentit që më preku që në fillim dhe nëse ndodh kështu e di, që do të dalë një material i bukur. Kjo më bindi për të qenë në festival. Është një material, që nuk tregon potencial vokal, sepse publiku është mësuar tashmë me këtë potencial timin dhe ndaj e pranova me kënaqësi. Vërtet është një këngë, që besoj se publiku do ta këndojë. Është një këngë e veçantë.

Është synim për ty pjesëmarrja në “Eurosong”?

Sigurisht, por jo ndër pikësynimet më të mëdha. Ambiciet e mia shkojnë edhe më tej. Përderisa i jam futur kësaj gare, të merr vetë rrjedha.

Çfarë impenjimesh të tjera ka Mariza pas festivalit

Momentalisht jam duke mbyllur edhe albumin, që do të dalë për Krishtlindje ose Vitin e Ri, duke qenë një surprizë e bukur për audiencën. Përveç materialeve të mia, aty do të ketë edhe disa nga krijimet të mira të flokut jugor, të panjohura më parë.

Kohët e fundit të kemi parë me luk të ndryshuar, pas shumë vitesh. Si ndjehesh me pamjen e re?

Në fakt doja të zmadhohesha pak. Mendova se kishte ardhur një moment që duhet të ndryshoja, sepse duke qenë vazhdimisht në skenë është e nevojshme, ndonëse unë e kam shumë të vështirë të ndryshoj. Kisha shumë kohë me flokë të gjata, të zeza. Nuk jam penduar ndjehem mirë me këtë luk.

Jashtë skenës je një nga këngëtarët më pak të përfolura, por jo të papërfolura për jetën private. Ke një mashkull në krah?

Sigurisht kam njerëz që më bëjnë të ndjehem mirë, por nuk kam asgjë serioze.

Momentalisht je e dashuruar?

Jo. Është një zgjedhje e imja, por edhe çështje kohe. Fakti që unë kam qenë shumë e zënë në këtë periudhë, vërtet nuk kam pasur mundësi t’i përkushtohem një lidhjeje.

E ndjen nevojën e një partneri, apo një njeriu ku të mbështetesh?

Unë jam mësuar, që e vogël të mbështetem në shpatullat e mia, sepse mendoj se jam shumë e zonja për të ecur edhe me forcat e mia.Pa mbështetjen e një mashkulli.

Sa e rëndësishme është për ty dashuria?

Sigurisht, që është e rëndësishme, por jo e vetmja, që mund të frymëzojë. Madje këtu në Shqipëri mendoj se ka shumë gjëra që të frymëzojnë. Njerëzit mund të bëjnë edhe pa të.

Je ndjerë ndonjëherë e tradhtuar nga dashuria?

Jo.

Ke vuajtur për dashurinë?

Kur kam dashuruar edhe i kam pranuar vuajtjet.

Monday, January 21, 2008

 

Biografia e Mariza Ikonomit

Ka lindur me 12 Maj 1983 ne Tirane. Eshte 20 vjeç dhe ka perfunduar studimet ne liceun artistik ''Jordan Misja'''. TAni ka filluar studimet ne Akademine e Larte te Arteve dega kanto. Ajo ka filluar te kendoje qe e vogel duke u aktivizuar ne qendren e kultures se femijeve e qe aty duke marre pjese ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe Shkoder. Me pas me nje hap vigan u ngjit ne skenen e Festivalit te madh kombetar ne moshen 12 vjeç. Nga kengetaret e Qendres se femijeve ajo u perzgjodh nga Françesk Radi i cili eshte nje nga kantautoret me te mire ne vendin tone. Mariza eshte kengetarja e pare qe u ngjit ne kete skene ne nje moshe kaq te vogel. Kenga e tyre fitoi çmimin e telespektatorit qe per ate vit ishte nje çmim mjaft i rendesishem. Me pas çmime te tjera vershuan per Marizen. Ne festivalin e femijeve, mori çmimin e pare me kengen 'Memedheu'. Po me kete kenge fitoi perseri çmimin e pare ne Festivalin Ballkanik te femijeve. Me keto dy kenge Mariza u be shume e dashur jo vetem per femijet por edhe per te rriturit jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera ku kendonte.Ne Maqedoni, Mariza fitoi çmimin e trete ne nje festival mbarekombetar me kengen 'Le te kete gjithmone pranvere' ndersa publiku i Kosoves qe para pak kohesh e mbante mend ende te vogel, me syze tani e duartroket me zjarr si Mariza Ikonomi 17 vjeç por me nje ze te pjekur e shume profesional. Pas disa koncerteve ne Zvicer, France dhe me grupin 'Ilirianet' ne Hollande dhe Kosove, Mariza si pjesetare e ketij grupi u mireprit ne festivalin e madh me kenget
'Ti me fal' dhe 'Dashuri dhe Lot' dhe me albumin e tyre te quajtur 'Vegim Qiellor' ku kenget kane fryme mistike sepse edhe pjesetaret e grupit jane besimtare ne Zot. Pas kesaj rifilloi te kendoje vetem por duke u mbeshtetur nga grupi me kenget teper te suksesshme 'S'do qaj'.
Kjo kenge u kompozua nga vete Mariza dhe publiku i Kosoves, Maqedonise e priti shume mire. Ne Festivalin e pranveres me kete kenge Mariza u vleresua me çmimin interpretuesja me e mire 'Mikrofoni i Arte' dhe tek Kenga Magjike doli perseri interpretuesja me e mire me kengen 'S'e di'. Keto kohe Mariza ka realizuar dy videoklipe te kengeve 'Kur vjen e Djela' qe eshte sigla hapese e nje 'show' televiziv dhe te kenges 'S'e di'. Kenga e ketij festivali titullohet 'Tregome' dhe eshte nje kenge e rrymes alternative
Ajo ka patur bashkepunim me kengetare e autore te ndryshem sepse mund te kendoje çdo lloj zhanri muzikor duke filluar nga ai popullor e deri tek ai alternativ e heavy metal. Kengetaret e saj te preferuar jane CelineDion, Alanise Marisete, Guns'n Roses, Cranberryes etj. Ushqimi i preferuar picca kapriçoza dhe patatet e skuqura edhe pse eshte llupse e madhe.Familja e saj eshte e perbere nga kater pjesetar: Prinderit dhe motra e saj qe e do aq shume dhe i ngaterrojne shpesh si binjake sepse ngjajne shume. Aktori i preferuar Keanu Reeves.
 

Mariza Ikonomi - Tregome